Arsenalit i ofrohet mundësia ta transferojë Eriksenin, PSG-ja dhe Dortmundi futen në garë

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 10:21
Arsenalit i ofrohet mundësia ta transferojë Eriksenin, PSG-ja dhe Dortmundi futen në garë

Interi ia ka ofruar mundësinë Arsenalit për ta blerë mesfushorin Christian Eriksen, ndërkohë që në garë për shërbimet e danezit të padëshiruar në San Siro janë futur edhe Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund.

Por pavarësisht se ka mundësi ta ofrojë mesfushorin danez, Arsenali nuk e ka ndërmend të bëjë ofertë për të, sipas Daily Star.

Eriksen iu bashkua Interit nga Tottenham Hostpur në janar të këtij viti për rreth 27 milionë euro, por ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij në Itali.

Trajneri Antonio Conte nuk ka besim në të dhe nuk e aktivizion shpesh, prandaj ai pritet të largohet në janar.

Së fundmi, në garë për të janë futur edhe Paris Saint-Germain dhe Dortmund.

Danezi këtë sezon ka shtatë paraqitje por ende nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë.

(Kosova Sot Online )