Dua të qëndroj dhe të pensionohem në Real Madridit – thotë Modric

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 10:05
Dua të qëndroj dhe të pensionohem në Real Madridit – thotë Modric

Luka Modric e ka ripërsëritur dëshirën për ta vazhduar kontratën me Real Madridin, klubin në të cilin thotë se dëshiron të varë këpucët në gozhdë. Kontrata e mesfushorit kroat me Madridin përfundon në verën e vitit 2021, por ende nuk ka bisedime mes palëve për vazhdimin e saj apo jo, pavarësisht dëshirës së lojtarit.

35-vjeçari e synon edhe një kontratë të re ne Madrid para se të pensionohet nga futbolli. “E kam thënë shumë herë se dëshiroj të qëndroj në Real Madrid, por ta shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Modric.

“Gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, ndihem mirë dhe dua të vazhdoj në Real Madrid. Dua ta përfundoj karrierën këtu, por varet nga shumë gjëra. Por askush s’do të jetë më i lumtur se unë nëse pensionohem këtu”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )