Triumfon Prishtina, e fiton derbin në Llap

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 15:09
Triumfon Prishtina, e  fiton derbin në Llap

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e zhvilluar në ditën e sotme të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi në mes Llapit dhe Prishtinë, i takoi kryeqytetasve që e fituan atë me rezultat  2:0, ndërsa Trepça’89 arriti ta mposht në shtëpi Besën me rezultat 4:2.

Prishtina kanë arritur fitoren e dytë radhazi, duke e mposhtur Llapin si mysafir falë golave të Endrit Krasniqit, i cili shënoi në minutën e 75-të dhe Leotrim Kyreziut në përfundim të ndeshjes. Ndërsa, te Llapi penallti ka humbur Ahmed Januzi.

Bardhekatërtit me fitoren e sotme arrijnë në 21 pikë të grumbulluara gjatë 13 ndeshjeve, ndërsa kanë një xhiro më pak të zhvilluar.

Llapi si një pretendet për titull nuk po i ecën mirë. Pas 13 xhirove ekipi i Tahir Batatinës i ka vetëm dy fitore dhe dy barazime dhe gjenden në pozitën e parafundit, që i dërgon në Ligën e Parë.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, në mes Trepçës’89 dhe Besës, fitorja iu takoi mitrovicasve të cilët fituan me rezultat 4:2.

Trepça më ketë fitore largohet nga zona e kuqe, duke kaluar në pozitën e shtatë me 17 pikë gjatë 14 xhirove, po aq sa edhe Arbëria e cila gjendet një vend më lartë.

Klubi i inkuadrua këtë sezon në Supërligën e Kosovës, Besa ka vetëm një fitore dhe gjenden në pozitën e fundit me vetëm gjashtë pikë, që i dërgon ata përsëri në Ligën  e Parë.

(Kosova Sot Online )