Ibra nga Suedia u dërgon mesazh tifozëve të Milanit

  • S.A /
  • 25 November 2020 - 14:40
Ibra nga Suedia u dërgon mesazh tifozëve të Milanit

Zlatan Ibrahimoviç ua ka dërguar mesazh tifozëve të Milanit, të cilët janë të shqetësuar me lëndimin e pësuar të tij në derbin e fituar kundër Napolit në fundjavë.

Ibra u ka thënë tifozëve se nuk do të mungojë 1 deri në dy javë dhe se do të kthehet sërish me formë të lartë për ta ndihmuar Milanin që ta ruajë kryesimin në Serie A.

Këtë mesazh sulmuesi 39-vjeç e dërgoi nga Suedia ku mbrëmë e fitoi “Topin e Artë” në futbollin suedez, ku po ashtu iu hapën edhe dyert e rikthimit në Kombëtare.

Ibra po kalon nëpër një formë fenomenale përkundër moshës së shtyrë. Ai  është bërë lider i Rossonerëve që po e kryesojnë kampionatin italian. Po ashtu ka shpreh dëshirën që të luajë futboll deri në moshën 50-vjeç.  “Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron ylli i Milanit. 

(Kosova Sot Online )