Ky ishte mesazhi prekës i Mertens për Maradonën: Më fal që emri im u vendos përkrah tëndit!

  • S.A /
  • 26 November 2020 - 10:44
Ky ishte mesazhi prekës i Mertens për Maradonën: Më fal që emri im u vendos përkrah tëndit!

Ndarja e parakohëshme nga jeta e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona ka prekur të gjithë botën e futbollit dhe sidomos futbollistët e Napolit.

Një mesazh vërtet shumë prekës El Pibe D’Oros ja ka dedikuar Dries Mertens sulmuesi i Napolit emri i të cilit është vendosur përkrah Maradonës për faktin se belgu arriti ta parakalonte Diegon përsa i përket numrit të golave të shënuar me klubin e kaltër.

“Kur shtatë vite më parë më ofruan të nënshkruaj për Napolin, mendimet e mia menjëherë shkuan në magjinë që pashë të bësh me fanellën blu…Nëse vitet e fundit emri im është vendosur pranë jush, unë kërkoj falje, sepse unë kurrë nuk do të jem në gjendje të jem në lartësinë tuaj.

Ajo që ke bërë për qytetin tonë do të mbetet përgjithmonë në histori.Nga nesër veshja e fanellës blu do të jetë një përgjegjësi më e madhe. Lamtumirë idhull, ishte një krenari që ju takova”, shkruan Mertens, sulmuesi i Napolit që parakaloi Maradonën dhe më pas edhe Hamsik për numrin e golave të shënuar, duke u bërë goleadori më i mirë i të gjithë historisë së Napolit.

(Kosova Sot Online )