Pas James Rodriguezin, Ancelotti po e merr edhe një ish futbollist të Real Madridit

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 12:28
Pas James Rodriguezin, Ancelotti po e merr edhe një ish futbollist të Real Madridit

Pasi e transferoi në Everton James Rodriguezin, trajneri Carlo Ancelotti po planifikon që në skuadrën e tij angleze ta sjell edhe një tjetër futbollist të cilin e kishte pjesë të ekipit të tij në Real Madrit. Fjala është për mesfushorin Sami Khedira, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin.

Madje, thuhet se Evertoni tashmë e ka arritur një marrëveshje paraprake me përfaqësuesit e futbollit, marrëveshje që pritet të finalizohet me nënshkrim të kontratës.

Për më tepër, Everton do të provojë ta marrë lojtarin qysh në afatin kalimtar të janarit dhe t’ia paguajë Juventusit një shumë simbolike si dëmshpërblim. Por, nëse Juve refuzon, atëherë turko-gjermani pritet t’i bashkohet Evertonit gjatë verës së ardhshme si lojtar i lirë.

“Unë kam stërvitur shumë lojtarë dhe jo të gjithë mund të vijnë te Everton, megjithatë Khedira është një futbollist serioz, që ka luajtur në nivele të larta dhe mund të na shtonte cilësinë e eksperiencën. Gjithsesi nuk dua të flas më shumë, pasi me transferime merren drejtuesit e klubit”, tha Ancelotti. 

(Kosova Sot Online)