Jetmir Topalli realizon në minutën e 95-të për ta shpëtuar ekipin e tij nga humbja

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 15:48
Jetmir Topalli realizon në minutën e 95-të për ta shpëtuar ekipin e tij nga humbja

Jetmir Topalli është shndërruar në “hero” për skuadrën e tij Yeni Malatyaspor, teksa e shpëtoi nga humbja në udhëtim te Gaziantep FK.

Ylli kosovar realizoi në minutën e pestë të kohës shtesë, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke i dhënë kështu një pikë tejet të vlefshme skuadrës së tij.

Madje, Topalli u inkuadrua në minutën e fundit të kohës së rregullt, derisa i dha impakt lojës së skuadrës së tij, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë drejt pikës së 12-të kampionale.

Topalli u gjend bukur brenda zonës pasi u shërbye nga Semih Kaya, teksa e dërgoi me lehtësi topin drejt rrjetës.

Goli i 22 vjeçarit u rishikua në sistemin VAR, më pas u konfirmua dhe u legjitimua festa e futbollistëve të Yeni Malatyaspor.

Ky ishte goli i parë i ish-sulmuesit të Ballkanit në Superligën e Turqisë, derisa më parë kishte realizuar në Kupën e Kampionatit.

https://tiger.cdnja.co/v/zj/ZJ5EQ.mp4?secure=OhKojVUOtKse4_pF4AsDTg&expires=1606581000

(Kosova Sot Online)