E frikshme ajo që ndodhi në Formula 1, shikoni si piloti shpëton mrekullisht teksa doli nga flaka

  • E.K /
  • 29 November 2020 - 16:58
 E frikshme ajo që ndodhi në Formula 1, shikoni si piloti shpëton mrekullisht teksa doli nga flaka

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në nisjen e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1.

Në kthesën e tretë të xhiros së parë, piloti i Haas, Romain Grosjean, humb kontrollin e makinës pas një prekjeje me një makinë tjetër dhe përplaset me muret mbrojtëse.

Në momentin e përplasjes, njëvendëshja merr flakë dhe ndahet në dysh, me garën që ndërpritet menjëherë.

F1 njoftoi se piloti francez ka shpëtuar duke dalë shumë shpejt nga makina në flakë, ndërsa regjia dha pamjet e tregojnë pilotin në makinën e sigurisë, duke folur me komisarët e pistës.

Skuadra Haas bëri me dije se piloti fatmirësisht ka pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe kavilje.

(Kosova Sot Online)