Ronaldo është ndryshe nga të tjerët

  • A.P /
  • 04 dhjetor 2020 - 22:16
Ronaldo është ndryshe nga të tjerët

Trajneri italian, Massimiliano Allegri, i cili ishte trajner i lojtarit në vitin e tij të parë në Serie A, ka punuar me shumë yje sa ishte në Juve dhe AC Milan

Cristiano Ronaldo “është ndryshe nga gjithë lojtarët e tjerë” sipas ish trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri – i cili thotë se portugezi ka në mentalitet fituesi më shumë se çdo lojtarë që ai ka punuar me të.

“Kam punuar më lojtar shumë të fort, sidomos mentalisht”, tha ai për The Times. Mbrojtës si Chiellini dhe Nesta, mesfushorë si Gattuso dhe Seedorf dhe sulmues si Ibrahimovic dhe Ronaldo”.

“Ronaldo është top lojtari sa i përket mentaliteti. Ronaldo ka një kokë ndryshe nga të tjerët. Ai ka fituar pesë Topa të Artë, pesë Liga të Kampionëve dhe një Kupë Europiane me Portugalinë, kështu që është shumë e vështtirë dhe është gjithmonë ai që bën dallimin. Çdo vit ka një objektivë të re”. 

(Kosova Sot Online)