Trepça ‘89 po e mund Gjilanin, Arbëria po barazon me Drenicën

  • E /
  • 05 December 2020 - 14:53
Trepça ‘89 po e mund Gjilanin, Arbëria po barazon me Drenicën

Xhiro e 16-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar vazhdon me dy ndeshje tejet interesante të cilat po zhvillohen këtë të shtunë (5 dhjetor).

Gjilani po luan në udhëtim në Mitrovicë ku po përballet me Trepçën ’89, ekip ky i cili është shndërruar në një ‘mace të zezë’ për ‘kuqebardhët’, të cilët tashmë drejtohen nga Sallah Sherifi.

Pas 45 minutave lojë, mysafirët po humbasin 1-0.

Arbnor Muja shënoi golin për Trepçën ‘89 në minutën e 20.

Një tjetër takim interesant po zhvillohet në stadiumin e Flamurtarit në kryeqytet mes Arbërisë dhe Drenicës.

Skuadrat kishin rastet e veta për 45 minuta, por pjesa e parë u mbyllë 0-0.

(Kosova Sot Online)