Lexoni edhe:
Ditën kur festoi arritjen e 750 golave në karrierë, Ronaldo bëri këtë në sekondat e parë të ndeshjes!
Të shtunën pasdite Pep Guardiola regjistroi ndeshjen e tij të 700 në karrierë si trajner dhe tekniku i mirënjohur spanjoll e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ditë të shënuar, teksa City mposhti Fulhamin brenda në Etihad me rezultatin 2-0.
Një takim vërtet tepër i lehtë në kalendar i zgjidhur që në pjesën e parë, megjithatë një duel shumë i rëndësishëm për ecurinë e “citizens”, që ia dolën më në fund për të rreshtuar dy fitore radhazi në këtë edicion të Premier Leagues. Përvec takimit të tij të 700 në karrierë si trajner, dita e shtunë shënon gjithashtu edhe një ditë jubilare për 49-vjecarin katalanas në krye të Cityt, pasi sfida me Fulham-in përfaqëson ndeshjen e tij të 250 në drejtimin e “sky blues”.
Me trajnerin spanjoll në timon Manchester City ka fituar 179 nga këto 250 takime, pra e thënë ndryshe Guardiola ka fituar 71,6% të ndeshjeve në krye të “citizens”.
Përsa i përket bilancit të përgjithshëm në karrierë përsëri numrat e 49-vjecarit nga Santpedori mbeten vërtet impresionues, pasi Pep numëron 508 fitore gjithsej në këto 700 sfida.
Natyrisht që shumë ka influencuar edhe niveli shumë i lartë i ekipeve që ka drejtuar, si Barcelona, Bayern apo City, sidoqoftë Guardiola krenohet me faktin që si trajner ai ka fituar 72,5 % të ndeshjeve, duke regjistruar vetëm 81 humbje në total.
Pas fitores ndaj Fulham-it Guardiola deklaroi se këto janë statistika që e bëjnë krenar dhe mbi të gjitha këto shifra i ndan bashkë me njerëzit e tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre si te City ashty edhe te klube si Barcelona apo Bayern Munchen.
Në këto 13 vjet trajneri katalanas vecoi Barcelonën, klubin e tij të zemrës dhe skuadrën me të cilën fitoi gjithcka, madje sipas tij ishin pikërisht sukseset me Barcën që i mundësuan kalimin në Mynih dhe më pas në Premier League, në krye të Cityt.
Në karrierën e tij si trajner Pep Guardiola ka fituar plot 29 trofe, e 14 prej tyre pra pothuajse gjysmën strategu spanjoll i ka marrë pikërisht në drejtimin e klubit blaugrana.
(Kosova Sot Online )