Pioli i befasuar me pjekurinë e lojtarëve të Milanit, pendohet pse vrapoi dhe festoi si i çmendur

  • S.A /
  • 07 December 2020 - 09:58
Pioli i befasuar me pjekurinë e lojtarëve të Milanit, pendohet pse vrapoi dhe festoi si i çmendur

rajneri i Milanit, Stefano Pioli, ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të vet, pas fitores 2:1 kundër Sampdorias të dielën mbrëma.

Edhe në mungesë të liderëve veteranë Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer, Milani arriti fitore falë golave nga Franck Kessie dhe Samu Castillejo dhe e ruajti epërsinë prej pesë pikëve në krye të renditjes në Serie A.

Pioli pas ndeshjes ishte i kënaqur me pjekurinë që kishin treguar lojtarët e tij pas golit të pranuar nga Sampdoria.

“Unë u thashë djemve se ne jemi një ekip i vërtetë. Ky është një grup që shfrytëzon në maksimum çdo situatë, madje edhe më negative, për të provuar se çfarë mund të bëjnë në të vërtetë”, u deklarua Pioli.

“Është hera e parë që na mungojnë Ibra, Kjaer dhe Bennacer, të cilët janë drejtues të skuadrës, por ata e shfrytëzuan këtë mundësi për të provuar se mund ta mbanin ekipin në vazhdim. Do të thotë se ne kemi entuziazëm dhe energji për të përballuar çdo sfidë.”

Në mënyrë të pazakontë, edhe Pioli vrapoi për t’u bashkuar me lojtarët të cilët ishin duke festuar pasi Castillejo dyfishoi epërsinë e tij.

“Duhet të jem i sinqertë, mendova se do ta kishim përfunduar ndeshjen. Isha gabim! Më pas pësuam një gol dhe ishte i hapur deri në fund.”

“Këta djem japin gjithçka gjatë gjithë javës, këto janë lojërat më të vështira pas Evropa Ligës, kështu që fitimi i tyre pasi që konsiderohemi shënjestër për shumë klube të tjera, kjo është e kënaqshme dhe ne duhet të festojmë.”

“Unë vazhdoj të jem i befasuar nga pjekuria e këtyre lojtarëve, madje mendova se ishte ndoshta skuadra më e re që kemi pasur gjatë gjithë vitit. Ata kurrë nuk e lënë veten të dëshpëruar nga rezultatet e këqija ose të teprojnë me rezultate të mira, ata vërtet më bënë përshtypje.”

Pioli u pyet edhe se cilin nga pretendentët e tjerë ai i konsideron si sfiduesit më të mëdhenj për Milanin.

“Besoj se rezultatet e kësaj fundjave tregojnë se skuadrat më të forta po vijnë, ata po mbyllen. Jam i bindur që Interi, Juventusi dhe Napoli do të jenë ende sfidues deri në fund. Si mund të mendoni se Juve nuk janë favoritë pasi fituan për nëntë vjet me radhë? Apo Interi me investimet e tyre, apo Napoli me talentin e tyre?”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online  )