Ballkani shfryhet te ‘89-shi, Llapi e mund Arbërinë

  • S.A /
  • 10 December 2020 - 15:19
Ballkani shfryhet te ‘89-shi, Llapi e mund Arbërinë

Është mbyllur xhiroja e 17-të në Superligë. Ballkani dhe Llapi kanë rrëmbyer nga tri pikë duke i mundur Trepçën ’89, respektivisht Arbërinë.

Ballkani, që humbi ditë më parë nga Drita duke humbur edhe kreun në renditje, është shfryer te Trepça ’89, pasi e mundi 2-0 në xhiron e 17 të Superligës.

Ekipi i Ismet Munishit të dy golat i shënoi në pjesën e dytë.

Edvin Kuç shënoi për epërsinë në minutën e 62’, derisa për rezultatin përfundimtar shënoi Nazmi Gripsh në fund të ndeshjes.

Në anën tjetër, Llapi mori tri pikë të arta në udhëtim te Arbëria e Dobrajës.

Elvis Prençi në minutën e 30’ dhe Kastriot Selmani në atë të 39’ shënuan për fitoren e Llapit, derisa për Arbërinë golin e nderit e shënoi Labinot Ibrahimi.

(Kosova Sot Online )