“Atletico janë favorit për La Ligan, por ne do të luftojmë ta mbrojmë titullin

  • S.A /
  • 11 December 2020 - 13:52
“Atletico janë favorit për La Ligan, por ne do të luftojmë ta mbrojmë titullin

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është shfaqur në konferencë për media para derbit me Atletico Madridin. Zizu nuk hezitoi ta pranojë se Atleti janë favorit për të triumfuar në fund në La Liga. “Ata janë shumë favorit, natyrisht. Ne i njohim ata shumë mirë, si gjithmonë”, tha Zizu.

“Ne duam të tregojmë gjithmonë se çfarë ekipi jemi, pa menduar nëse do ta fitojmë La Ligën apo jo. Duam të fitojmë gjithmonë, sa herë që luajmë, po ashtu jemi kampion të La Ligës vitin e kaluar dhe natyrisht që duam ta mbrojmë titullin. Do të luftojmë deri në fund për këtë”.

(Kosova Sot Online )