Haaland: Ibrahimovic dhe Ronaldo, idhujt e mi

  • G.G /
  • 14 December 2020 - 15:55
Haaland: Ibrahimovic dhe Ronaldo, idhujt e mi

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, ka zbuluar se kush ishin idhujt e tij të fëmijërisë.

Norvegjezi tregoi se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, dhe ai i Juventusit, Cristiano Ronaldo, janë dy kampionë të cilët i kishte adhuruar në fëmijërinë e vet.

Ai foli për dy veteranët Ronaldo dhe Ibrahimovic në një intervistë për Tuttosport.

“Dy kampionë, dy fenomene. Jam magjepsur duke i parë në TV”, tha Haaland.

“Ata janë idhujt e shumë futbollistëve, duke përfshirë edhe mua. Ata janë shembuj që duhet të imitohen për vazhdimësinë që i lejon ata të qëndrojnë në nivelin më të lartë për kaq shumë vite.”

Dhe për Diego Armando Maradonën, i cili vdiq muajin e kaluar, sulmuesi i ri shtoi: “Ai është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ndoshta më i madhi ndonjëherë.”

“E gjithë bota e futbollit e vajton atë. Një kampion i jashtëzakonshëm. Në mendjen time, unë kam videot e lojërave të tij madhështore dhe golave ëtë pabesueshëm.”

Haaland e fitoi çmimin “Djaloshi i Artë 2020” ditë më parë.

(Kosova Sot Online)