Pioli thotë se Milani mund të luftojë për titull me Juven dhe Interin, por do më shumë lojtarë

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 17:46
Pioli thotë se Milani mund të luftojë për titull me Juven dhe Interin, por do më shumë lojtarë

Trajneri Stefano Pioli tha që skuadra e tij është mjaftë konkurruese për të luftuar kundër skuadrave më të forta në Itali, por ai konsideron Juventusin dhe Interin si dy favorit për Scudetto.

Milan është ende i pamposhtur në Seria A këtë sezon, por barazimet kundër Parmas dhe Geonas, kanë ndihmuar Interin dhe Juventusin që të shkurtojnë diferencën në një pikë

Trajneri italian tregon që kuqezinjtë janë të gatshëm të luftojnë edhe për titull por që dëshira e tyre është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

“Zlatan Ibrahimovic foli për ëndrrën e Scudetto dhe Milani ka të drejtë të jetë ambicioz”, tha Pioli.

“Rezultatet që po arrijmë po tregojnë se ne jemi një ekip konkurrues që mund të luftojmë kundër ekipeve më të forta në Ligë.”

“Por si mund të mos e konsideroni Juventusin favorit për Scudetto? Ata fituan nëntë kampionate radhazi dhe Interi ka përforcuar ekipin që përfundoi me një pikë prapa Juventusit vitin e kaluar.”

“Ne duam të luftojmë, por atëherë është e qartë se sa më shumë lojtarë të kemi, aq më shumë shanse do të kemi për të vazhduar në këtë rrugë”, vazhdoi ai.

“Ne e dimë se po bëjmë diçka të papritur dhe se askush nuk shpresonte, përveç nesh”.

Milan do të udhëtoj në fundjave për ndeshjen e radhës kundër Sassoulos.

(Kosova Sot Online)