Salah është i palumtur dhe Liverpooli po mendon ta shesë, sipas ish-shokut të skuadrës

  • S.A /
  • 21 December 2020 - 12:43
Salah është i palumtur dhe Liverpooli po mendon ta shesë, sipas ish-shokut të skuadrës

Mohamed Salah është i palumtur në Liverpool dhe të kuqtë po mendojnë ta shesin atë, sipas ish-bashkëlojtarit të tij në Kombëtaren e Egjiptit, Mohamed Aboutrika.

Aboutrika thotë se sulmuesi 28-vjeçar u mllefosur në veçanti pse nuk u emërua kapiten për ndeshjen e para ca javëve kundër FC Midtjylland në Ligën e Kampionëve, edhe pse duket se ka arsye të tjera pse ai është i parehatshëm në Anfield.

“I kam telefonuar Salahut për ta pyetur për gjendjen e tij në Liverpool dhe ai është i mllefosur, por kjo nuk do të ketë ndikim kurrë në paraqitjet e tij në Anfield”, tha Aboutrika për beIN Sports.

“Unë e di që Salah nuk është i lumtur në Liverpool, sepse ai m’i ka treguar arsyet pse nuk është i lumtur por ato janë fshehtësi dhe nuk mund t’i them publikisht. Ndër arsyet është se nuk u emërua kapiten kundër Midtjylland”, shtoi ai.

Salah e ka shprehur zemërimin publikisht pse nuk u emërua kapiten kundër Midtjylland, duke thënë për AS se ndihej shumë i zhgënjyer me vendimin e trajnerit Jurgen Klopp.

(Kosova Sot Online )