Milanit i duhet edhe një dorë e fundit për të qenë më e mira

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 17:08
Milanit i duhet edhe një dorë e fundit për të qenë më e mira

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të dëshironte “një shtytje të fundit” për ta përfunduar vitin 2020 me stil derisa ka treguar se ai do të dijë më shumë për Sandro Tonalin dhe Ante Rebicin në “mëngjes”

Kuqezinjtë janë të parët në Serie A pas 13 ndeshjeve, duke lënë pas Interin me vetëm një pikë para tyrë dhe do të luajnë kundër Lazios të mërkurën.

Piolo thotë se është i mërzitur se fansat nuk ishin në gjendje për ta ndjekur skuadrën e tij por është krenar me skuadrën e tij deri me tani.

“Fatkeqësisht, tifozët nuk janë këtu, por ne mund ta ndjejmë prezencën e tyre”, tha Pioli në konferencën për shtyp. “Ne e ndiem këtë në qytet, pasionin e tyre”.

“Krenaria vjen nga puna që bëhet në Milan. Ne marrim shumë vlerësime, klubin e kemi pas, një staf që punon për të mirën tonë”.

“Jam krenar qe jam pjesë e këtij klubi”.

MIlan hynë në këtë ndeshje pas barazimit 2-2 kundër Parmës dhe fitores 2-1 në vikend kundër Sassuolos vikendin e kaluar dhe Piolo mendon se kuqezinjtë e kontrolluan ndeshjen në Mapei Stadium.

“Ne ja dolëm mirë që arritëm ta kontrollojmë ndeshjen taktikisht kundër Sassuolos”, tha ai. “Por ne i kemi analizuar dy barazimet mirë dhe ndoshta na mungon edhe diçka në anën defansive”.

Skuadra e Piolit nuk është mposhtur në ligë këtë sezon dhe trajneri ka theksuar se është e rëndësishme që kjo të ruhet deri në pushim të dimri”.

“Kjo ndeshje është shumë e vlefshme, po them se si skuadër kemi bërë shumë, tani duhet që ta bëjmë përpjekjen e fundit dhe të përfundojmë pjesën e parë të sezonit mirë”.

“Ne jemi mirë, përjashto mungesat, por grupin e kemi”.

Milan po shpreson që Ante Rebic dhe Sandro Tonali të kthehet në formacion kundër Lazios dhe Pioli ka treguar se duhet të pres të nesërmen për këtë.

“Në mëngjes, ne do të dimë saktë se cili do të jetë gati, sot kemi bërë stërvitje të lehta”.

“Kur ne luajmë në mbrëmje, unë e bëj formacionin në mëngjes. Sot, ishim mirë, por ende nuk kemi ndonjë info të saktë”. 

(Kosova Sot Online)