Koeman: E kam përsëritur disa herë, Messi është i lumtur

  • S.A /
  • 23 December 2020 - 11:16
Koeman: E kam përsëritur disa herë, Messi është i lumtur

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e Lionel Messit në ndeshjen ndaj Real Valladolidit dhe thotë se nuk ka dyshime për lumturinë e argjentinasit në Camp Nou.

Messi e shënoi golin e tretë të Barçës në fitoren e së martës mbrëma, duke e thyer edhe rekordin e ikonës braziliane Pele për më së shumti gola të shënuara për një skuadër të vetme, raporton Gazeta Express.

33-vjeçari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke krijuar shumë shanse për shënim, por gjithashtu asistoi për golin e parë të Clement Lenglet.

“Unë e kam thënë shumë herë”, tha Koeman.

“Unë e shoh Messin të lumtur këtu.”

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne me krijimtarinë e tij. Ju mund ta shihni kur ka lojtarë të mirë përkrah tij.”

Koeman ndryshoi përbërjen e tij dhe ai ishte i lumtur me rezultatin.

“Ne ndryshuam për të përmirësuar mbrojtjen dhe krahët”, shpjegoi Koeman.

“Ne kemi parë një performancë shumë serioze me përqendrim të mirë dhe shanse të mira të krijuara.”

Barcelona gjendet në vendin e pestë me 24 pikë të grumbulluara pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, tetë pikë më pak sesa lideri i tabelës, Atletico Madrid i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online )