Mourinho i zemëruar me lojtarin e vet: Alli i krijoi probleme ekipit të vet

  • S.A /
  • 24 December 2020 - 08:35
Mourinho i  zemëruar  me lojtarin e vet: Alli i krijoi probleme ekipit të vet

Jose Mourinho e ka akuzuar Dele Allin se i shkaktoi telashe ekipit të vet në fitoren e Tottenhamit 3:1 kundër Stoke City në çerekfinale të Carabao Cup.

Alli, i cili luajti titullar për herë të parë që prej 26 nëntorit, e humbi një top nga i cili Stoke shënoi gol të mërkurën.

“Një lojtar në atë pozitë duhet ta lidhë lojën dhe të krijojë raste dhe jo të shkaktojë telashe për ekipin e vet”, tha Mourinho për Allin.

Për mesfushorin anglez është përfolur se mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit në janar.

Alli i ka bërë vetëm pesë paraqitje si titullar në sezonin 2020/21 dhe dy herë është zëvendësuar në pushim mes pjesëve.

Në shtator, Mourinho kishte thënë se 24-vjeçari ka nevojë të përmirësohet, duke shtuar: “Është më rëndësi për të të bëjë paraqitje të mirë”.

Mourinho e nxori nga loja Allin menjëherë pas gabimit që i kushtoi me gol Tottenhamit.

(Kosova Sot Online )