Kapiteni i Manchester Unitedit: Ka ardhur koha të fitojmë trofe

  • S.A /
  • 24 December 2020 - 10:32
Kapiteni i Manchester Unitedit: Ka ardhur koha të fitojmë trofe

Kapiteni Harry Maguire ka thënë se Manchester Unitedi duhet të fillojë të fitojë trofe, pasi e arriti gjysmëfinalen e Carabao Cup ku e pret rivali Manchester City.

Man Unitedi e mundi Evertonin 2:0 me dy gola të vonshëm nga Edinson Cavani dhe Anthony Martial të mërkurën në Goodison Park.

Hera e fundit kur Unitedi fitoi trofe ishte ai i Kupës së Ligës në vitin 2017.

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni Maguire tha pas ndeshjes se ka ardhur koha që Unitedi të fitojë trofe.

“Nga ne pritet të fitojmë trofe. Është më rëndësi t’i arrijmë këto ndeshje të mëdha, por ne duhet të fillojmë të fitojmë trofe për këtë klub”, tha Maguire.

“Bëmë paraqitje të shkëlqyer dhe ne duhej ta fitonim ndeshjen qysh herët sepse i kishim katër mundësi të mira. Duhet të jemi më vrastar para portës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )