Shpërthen Lionel Messi: Bartomeu më mashtroi shumë herë

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 08:28
Shpërthen Lionel Messi: Bartomeu më mashtroi shumë herë

Lionel Messi e ka akuzuar ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, për mungesë sinqeriteti, duke thënë se ishte gënjyer nga ai në shumë raste sezonin e kaluar.

Bartomeu e hodhi poshtë kërkesën e Messit për t’u larguar nga Barça në verë, pavarësisht se ishte zotuar edhe publikisht se superylli argjentinas do të lejohej të largohej në përfundim të çdo sezoni.

Bartomeu dhe bordi i drejtorëve të tij dhanë dorëheqje muaj më parë, pas një sezoni katastrofë, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja në janar.

“Më muaj të tërë i thashë Bartomeut se doja të largohesha. Ai bëri premtime që s’i mbajti më vonë. Ai më mashtroi shumë herë”, tha Messi për La Sexta.

Messi u pyet edhe për të ardhmen në Barçë, por këmbënguli se ende nuk e di se çfarë e pret pas sezonit 2020/21.

“Nuk e di se ku do të jem vitin e ardhshëm. Edhe pse mund të bisedoj me klubet e tjera nga janar, nuk do ta bëj”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )