Granit Xhaka thyen heshtjen dhe flet për kritikat: Filluan të flisnin keq, por unë tregoj karakterin tim

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 15:31
Granit Xhaka thyen heshtjen dhe flet për kritikat: Filluan të flisnin keq, por unë tregoj karakterin tim

Granit Xhaka ka përfunduar në qendër të kritikave pas një kartoni të kuq që mori disa ditë më parë në duel me Burnleyn.

Mesfushorin shqiptar e tradhtuan nervat pasi kapi për fyti një kundërshtar dhe mori karton të kuq. Tifozët, drejtuesit e klubit, por edhe ish-lojtarët filluan ta kritikonin duke thënë se ai ishte një gjest i keq.

Gjithsesi Xhaka u rikthye pas suspendimit dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Chelseat në fitoren e skuadrës së tij 3:1.

Xhaka tani thotë se ka qenë i zhgënjyer nga ai karton i kuq, por thotë se ai gjithmonë tregon karakterin e tij.

“Kishte shumë fjalë pas atij kartonit të kuq, shumë njerëz filluan të flisnin përsëri dhe përsëri. Por, unë e tregoj gjithmonë karakterin tim”. “Unë isha shumë i zhgënjyer për atë karton të kuq dhe e di se bëra një gabim ndaj ekipit tim”.

“Por, jam mëse i lumtur që ndihmova ekipin në kthimin tim. Morëm tre pikë pas kemi lënë disa në ndeshjet e fundit. Punuam si skuadër dhe vetëm kështu mund të marrim pikë”, u shpreh Xhaka.

(Kosova Sot Online )