Allegri ishte zgjidhja e parë e PSG-së, por në fund u zgjodh Pochettino për ca arsye

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 15:07
Allegri ishte zgjidhja e parë e PSG-së, por në fund u zgjodh Pochettino për ca arsye

Massimiliano Allegri ishte zgjedhja e parë në Paris Saint-Germain pas shkarkimit të trajnerit Thomas Tuchel, por gjiganti francez nuk e pranoi kërkesën e italianit për pagë.

Gazeta franceze “Le Parisiens”, pretendon se ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit ishte në krye të listës së dëshirave të PSG-së për të zëvendësuar gjermanin Tuchel në krye.

PSG vendoi të ndahet me trajnerin gjerman më 24 dhjetor dhe Mauricio Pochettino shihet si pasardhësi i tij në Parkun e Princave.

Drejtori sportiv Leonardo, sipas gazetës franceze, ka paraqitur Allegrin si trajnerin e ardhshëm në kryeqytetin francez, por kërkesat e tij të mëdha për pagën bënë që marrëveshja të dështonte.

Thuhet se Allegri i kërkoi 12 milionë euro në sezon dhe PSG-ja u detyrua të kërkojë tjetër trajner.

(Kosova Sot Online )