ZYRTARE: Suspendohet ndeshja mes Man City dhe Everton shkaku i rasteve të reja me COVID-19

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 19:33
 ZYRTARE: Suspendohet ndeshja mes Man City dhe Everton shkaku i rasteve të reja me COVID-19

Nuk do të zhvillohet sonte ndeshja mes Menchester City dhe Everton.

Klubi anglez ka konfirmuar se sfida e parashikuar të luhet sonte, është suspenduar për shkak të disa rasteve pozitive me COVID-19 në kampin e Cityzens.

City nuk tregoi numrin e saktë të të infektuarve pas testimeve të reja, por bëri të ditur se janë disa raste të reja pozitive, krahas atyre që dolën ditë më pas për Krishtlindje.

Xhiron e kaluar City nisi ngritjen në renditje pas një starti të dobët në Premierligë.

Aktualisht, renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë, gjashtë pikë me pak se Liverpooli, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)