Joshua mbetet mbret, rikthehet legjenda Tyson

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 22:13
Joshua mbetet mbret, rikthehet legjenda Tyson

Boksieri britanik e mposhti Kurban Pulevin për të mbetur kampion, Mike Tyson u kthye pas 15 vjetësh

Anthony Joshua ka mbetur mbret i boksit edhe në vitin 2020.

Boksieri britanik ka zbritur në ring në muajin dhjetor duke e mposhtur sfiduesin e kategorisë IBF, Kurbat Pulev.

31 vjeçari me një goditje të fuqishme e plandosi në dysheme kundërshtarin në rundin e tretë.

Pulev pësoi nokdaun dhe u ngrit për ta vazhduar luftën.

Mirëpo, ai u dorëzua përballë boksave shkatërrimtarë të Joshuas në rundin e nëntë.

Me këtë rast, Joshua fitoi me nokaut për t’u konfirmuar si mbret i boksit profesionist në peshat e rënda.

Me këtë rast, Joshua i mban brezat e kategorive IBF, WBA, WBO dhe IBO.

Kundërshtari i tij më i mundshëm në vitin 2021 është Tyson Fury, një tjetër ish-kampion botëror.

Ndërkohë, viti 2020 është karakterizuar edhe me një rikthim të madh.

Në fakt, legjenda e boksit, Mike Tyson zbriti në ring pas 15 vjetësh në një meç ekzibicional me Roy Jones Jr.

Meçi në mes tyre përfundoi baras, ndërsa u zhvillua në fund të muajit nëntor.

Veteranët e boksit luftuan në tetë runde nga dy minuta, ndërsa Tyson shihej mjaft i përgatitur fizikisht pasi ushtroi për disa muaj.

Të dy boksierët dolën nga ringu të buzëqeshur dhe ishin mirë me shëndet.

54 vjeçari Tyson ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, duke paralajmëruar meçe të tjerë në vitin 2021.

Ai mund të boksojë në MonteCarlo herën tjetër me një kundërshtar evropian.

Nga ana tjetër, 51 vjeçari Jones u ndie krenar dhe i privilegjuar që i kryqëzoi dorëzat me Tysonin.

Njëjtë si në krejt sportet, pandemia COVID-19 e ka bllokuar edhe boksin, pasi shumë meçe janë shtyrë dhe të tjerë janë mbajtur pa praninë e shikuesve. 

(Kosova Sot Online)