Chelsea ka kulturë të shkarkimit të trajnerëve, por Lampard nuk ka presion

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 17:25
Chelsea ka kulturë të shkarkimit të trajnerëve, por Lampard nuk ka presion

Ish mbrojtësi i Bluve, Scott Minto beson se skuadra e shtrenjtë e krijuar në Stamford Bridge mbetet për të punuar dhe përparuar dhe për momentin nuk përballet me presionin për të fituar titullin

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich ka “histori të mosdurimit me trajner”, por kjo nuk do të thotë që Frank Lampard është në presion që të fitojë këtë sezon, thotë Scott Minto.

Blutë kanë investuar shumë gjatë verës, duke sjell lojtarë të shtrenjtë në çdo pjesë të fushës.

Edhe pse kishte marrë përkrahjen nga bordi i tij, shumë kishin thënë se skuadra nga Stamford Bridge pritet të sfidojë për titull në Premier Ligë në sezonin 2020-21.

“Mos bëni presion në Frank Lampard për mundësinë që ai ta humbet punën e tij”, ka thënë Minto, i cili beson që legjendës së klubit do t’i jepet kohë, për Stadium Astro.

“Njerëzit rreth botës mezi presin këto ditë, pasi shohin shumë para të shpenzuara, që dikush të këtë menjëherë sukses. Të gjithë e dëshirojnë këtë por gjërat nuk shkojnë kështu”.

“Ne s’mund të harrojmë që Frank Lampard është një menaxher i papërvojë, ai po mëson gjatë rrugës dhe ju e keni dëgjuar atë ku tha – për shembull pas ndeshjes kundër Arsenalit – që ishin lojtarët që nuk dhanë mjaftueshëm. Ai nuk duhet ta bëjë këtë më”.

“Ai po përpiqet që t’i ndryshojë gjërat për momentin dhe ai duhet që të fitojnë kundër top 6 skuadrave dhe për këtë nuk duhet të këtë dyshime. Por nuk kam dyshime që ai do ta bëj këtë”.

“Në këto baza, shpresoj që menaxheri i Chelsea do të jetë në stol për tri deri në katër vitet e ardhshme”.

(Kosova Sot Online)