Reagimi i Zidanit kur pyetet për blerjen e mundshme të Alabas

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 12:11
 Reagimi i Zidanit kur pyetet për blerjen e mundshme të Alabas

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka refuzuar të flasë për ardhjen e mundshme të David Alabas.

Raportohet se David Alaba ka arritur marrëveshje me Realin dhe do të nënshkruajë kontratë katër vjecare me pagë vjetore 10 milionë euro në sezon.

Por, Zizu refuzon të flasë për mbrojtësin e majtë.

“Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e nesërme dhe lojtarët që kemi. Kemi skuadër të madhe. Kemi mjaftueshëm ngarkesë për ndeshjet ditë pas dite dhe s’mund të mendojmë për lojtarët që nuk janë të tanët”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)