Pirlo i pakënaqur me lojtarët e vet, pavarësisht fitores së Juventusit

  • S.A /
  • 04 January 2021 - 08:45
Pirlo i pakënaqur me lojtarët e vet, pavarësisht fitores së Juventusit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e pranoi se skuadra e tij nuk e bëri paraqitjen më të mirë, pavarësisht fitores 4:1 kundër Udineses, e cila vjen pas debaklit kundër Fiorentinës dhe në prag të derbit me Milanit.

Bardhezinjtë e nisën vitin 2021 me këmbë të mbarë duke e mundur 4:1 kundër Udineses, falë dy golave nga Cristiano Ronaldo dhe nga një gol prej Federico Chiesa dhe Paulo Dybala.

Nuk ishte një paraqitje plotësisht e përkryer, megjithatë, pasi Udineses iu anulua një gol i hershëm në mënyrë kontroverse dhe e goditi dy herë shtyllën para se Marvin Zeegleaar ta shënonte golin e nderit.

“Nuk ishte Juventusi më i mirë, sepse po vinim nga një humbje e keqe ndaj Fiorentinës, prandaj e nisëm ndeshjen nervoz dhe pa vetëbesim”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Nuk isha i kënaqur me mënyrën sesi iu qasën ndeshjes lojtarët e mi fillimisht, sepse ende e ndienim frikën e humbjes së kaluar kundër Fiorentinës”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )