Messi nuk është vendimtar vetëm me gola

  • S.A /
  • 04 January 2021 - 16:22
Messi nuk është vendimtar vetëm me gola

Lionel Messi nuk po e përjeton sezonin më të mirë në fanellën e Barcelonës, gjë që nuk është habi për të gjithë.

Argjentinasi, megjithatë, vijon të jetë vendimtar për klubin të cilin u përpoq ta braktiste verën e kaluar dhe Barcelona është ekip shumë më pak i rrezikshëm kur ai nuk është aty.

Kapiteni e tregoi rëndësinë përsëri kundër Huescat të dielën në mbrëmje.

Katalonasit po kalonin nëpër çaste të vështira por Messi ia doli ta zhbllokojë lojën me një pasim madhështor, i cili ia mundësoi Frenkie de Jong ta shënojë golin hapës dhe vendimtar të atij takimi.

 

Ishte një pasim që shumë pak lojtar janë në gjendje ta bëjë, por Messi me të e dëshmoi edhe një herë se sa mirë di ta bëjë dallimin në fushë.

“Goli që ata e shënuan ishte krijim i gjeniut Leo Messi”, tha portieri i Huescas Alvaro Fernandez pas ndeshjes.

Ai pasim ishte asistimi i 300-të i Messit për Barcelonën në 750 ndeshje në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online )