Juventusi ia shkakton humbjen e parë Milanit në Serie A pas gati një viti

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 22:59
Juventusi ia shkakton humbjen e parë Milanit në Serie A pas gati një viti

AC Milan ka humbur sot me rezultat 1-3 kundër Juventusit në San Siro por që nuk e ka humbur kreun e tabelës. Kjo është humbja e parë e Milanit në këtë sezon në Serie A pas 15 ndeshjeve. Në fakt AC Milan nuk dinte për humbje që nga 8 marsi 2020 ku kishte humbur kundër Genoas

AC Milan se ka shfrytëzuar humbjen e Interit kundër Sampdoria për ta përforcuar kreun në Serie A, pasi që sonte ka humbur në shtëpi nga Juventusi me rezultat 1-3.

Juventusi dukej i disponuar për lojë dhe arriti të shënojë qysh herët me Chiesan në minutën e 18-të.

Por, AC Milan kthehet në lojë për të shënuar gol në minutën e 41-të me anë të Calabrias.

Pjesa e dytë ishte një pjesë shumë interesante ku u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Juventus luante me mençur dhe si të tillë do të kalonin në epërsi përsëri në minutën e 62-të ku prapë rrjetën do ta gjente Chiesa.

Rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 76-të kur McKennie do të shënonte golin e tretë për Juventusin.

Pavarësisht humbjes Milan është në vendin e  parë në Serie A dhe kjo është humbja e parë e skuadrës së Stefano Piolit këtë sezon.

Ndërkaq Juventusi mbetet shtatë pikë më poshtë se Milan duke u kthyer në vendin e katër në Serie A. 


(Kosova Sot Online)