Shkëmbeu fanellën debutuese me Fabinhon, por më pas 17-vjeçari ndryshon mendje

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 11:35
Shkëmbeu fanellën debutuese me Fabinhon, por më pas 17-vjeçari ndryshon mendje

Ndonëse Aston Villa pësoi humbje ndaj Liverpoolit, sonte është një natë e veçantë për Louie Barry, 17-vjeçarin e Aston Villës i cili realizoi në debutim ndaj kampionit në fuqi të Premierligës.

Louie Barry ndërroi fanellat me Fabinhon pas ndeshjes, por më pas u pendua.

Një nga trajnerët e Aston Villës e “kritikoi” që bëri që Barry të ndërronte mendje

“Cili idiot e jep fanellën me të cilën ka debutuar, shko merrja” – i kishte thënë njëri nga trajnerët e Aston Villës.

Ai më pas vrapoi në tunel dhe ia kërkoi Fabinhos fanellën e tij. 

(Kosova Sot Online)