U caktua vetëm para dy javëve, jep dorëheqje trajneri i KB Pejës

  • S.A /
  • 12 January 2021 - 13:50
U caktua vetëm para dy javëve, jep dorëheqje trajneri i KB Pejës

Semsettin Bas ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të klubit basketbollistik, KB Peja.

Bas erdhi vetëm para dy javëve në krye të klubit pejan, por aventura e tij përfundoi shpejt.

Peja në llogarinë e tyre në Facebook njoftoi se trajneri turk dje u kishte kumtuar këtë lajm.

Klubi theksoi se është duke shikuar mundësitë e zëvendësimit të tij, kurse deri atëherë Petrit Zeqiri rikthehet si ushtrues detyre.

https://www.facebook.com/kb.peja.official/photos/a.415798211843629/3670081223081962/?type=3

(Kosova Sot Online )