Loriana Kuka mposhtet nga ish-kampionia e botës në gjysmëfinale, tani kërkon medalje përmes ‘repechage’

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 11:25
Loriana Kuka mposhtet nga ish-kampionia e botës në gjysmëfinale, tani kërkon medalje përmes ‘repechage’

Loriana Kuka nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Masterit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistja jonë fillimisht në dy raundet e para kishte eliminuar Mazouz dhe Tcheumeo në -78 kilogramë.

Në çerekfinale, Kuka u mposht nga ish-kampionia e botës në vitin 2018, Shori Hamada nga Japonia.

Aty, xhudistja kosovare zhvilloi një luftë të ashpër, mirëpo në fund u mposht me Ippon nga kundërshtarja.

Distria Krasniqit që triumfoi pak ditë më parë fitoi medaljen e artë, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova rrëmbyen ato të bronzta.

(Kosova Sot Online )