Ulje page edhe për Agueron, nëse do të qëndrojë te Man City

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 09:40
Ulje page edhe për Agueron, nëse do të qëndrojë te Man City

Sergio Aguero mund të zgjasë kontratën e tij me Manchester City, por ka një problem në mes.

Skuadra e Premierligës është ende në treg për një zëvendësim afatgjatë të argjentinasit, por ata janë të hapur për t’i dhënë atij një zgjatje 12-mujore, raporton The Daily Star.

Por, Aguero do të duhet të pranojë një ulje pagë të konsiderueshme nëse do të qëndrojë në klub.

Siç po raportohet, Agueros mund t’i përgjysmohet paga nëse dëshiron të qëndrojë në Manchester, ndërsa nuk dihet ende nëse Aguero do ta pranojë apo refuzojë uljen e pagës.

Prej vitit 2011, Aguero është pjesë e Manchester Cityt duke bërë gjithsej 268 paraqitje dhe duke shënuar 180 gola dhe 46 asistime.

Para se të vinte në Premierligë te Manchester City, 32-vjeçari ishte pjesë e Atletico Madridit, ku qëndroi për pesë vite (2006-2011). 

(Kosova Sot Online)