Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian
Distria Krasniqi është mbretëreshë e Evropës në xhudo.
Garuesja kosovare e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Teresa Bodnarova nga Republika Çeke.
Në çerekfinale Krasniqi mposhti me Wazaari, Aleksandra Kaleta nga Polonia.
Në gjysmëfinale ajo mposhti me Yuko, Odette Giuffrida nga Italia.
Në finale Distria triumfoi me Yuko ndaj Amandine Buchard nga Franca dhe fitoi medaljen e artë.
Krasniqi u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në karrierë.
E jashtëzakonshme kampionia e jonë olimpike.
(Kosova Sot Online)
