E konfirmon Milani, dy yjet e skuadrës infektohen me koronavirus

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 09:51
E konfirmon Milani, dy yjet e skuadrës infektohen me koronavirus

AC Milan njofton se Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernández rezultuan pozitivë me koronavirus.

I gjithë ekipi kreu dje testimet për COVID-19, kurse Theo Hernandes dhe Hakan Calhanoglu rezultuan pozitivë.

Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar për rastet, kurse dy lojtarët janë asimptomatikë.

Ata u vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër, sipas indikacioneve të protokolleve aktuale.

Milan luan nesër në udhëtim ndaj Cagliarit me fillim nga ora 20:45. 


(Kosova Sot Online)