Napoli e “shkel” Fiorentinën, minuta edhe për Rrahmanin

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 14:30
Napoli e “shkel” Fiorentinën, minuta edhe për Rrahmanin

Napoli e ka mposhtur thellë Fiorentinën me rezultat 6:0 në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Insigne, Demme, Lozano dhe Zielinski shënuan katër golat e parë për vendasit, teksa 4:0 ishte rezultati i 45 minutave të parë.

Në pjesën e dytë shënuan Insigne dhe Politano, duke e vulosur kështu fitoren bindëse të ekipit të Gattusos.

Edhe qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani e shijoi këtë ndeshje, teksa u inkuadrua në minutën e 79-të në vend të Manolas.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 34 pikëve dhe momentalisht gjendet në vendin e tretë.

(Kosova Sot Online)