Torino pritet ta shkarkojë trajnerin

  • A.P /
  • 17 janar 2021 - 15:27
Torino pritet ta shkarkojë trajnerin

Barazimi pa gola ndaj Spezias pasditen e djeshme ka rezultuar fatal për trajnerin Marco Giampaolo, i cili është shkarkuar nga stoli i Torinos, ndërsa pas thuajse 18 javësh në krye, kohë në të cilën regjistroi rezultate shumë negative.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat sigurojnë se presidenti Urbano Cairo ka vendosur të shkarkojë Giampaolon dhe se pritet vetëm komunikata zyrtare e klubit torinez.

Skuadra “granata’ luajti për thuajse gjithë ndeshjen me një lojtar më tepër ndaj Spezias, por sërish nuk ia doli të fitojë, ndërsa pas 18 javësh pozicionohet në vendin e 18 dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Marco Giampaolo mori drejtimin e Torinos në verë dhe nënshkroi për dy sezone, por gjatë 18 javëve regjistroi vetëm dy fitore, 7 barazime dhe 9 humbje, ndërsa në mesjavë e eliminua edhe nga Kupa e Italisë.

Sa i përket pasuesit të tij, në listën e presidentit Urbano Cairo ka disa emra, por favorit duket ish trajneri i Genoas, Davide Nicola, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe skuadra si Udinese, Bari e Livorno.

(Kosova Sot Online)