Shikoni pamjet nga të gjitha këndet: A ishte vendimi i duhur që Messi të ndëshkohej me karton të kuq?

  • S.A /
  • 19 janar 2021 - 09:18
Shikoni pamjet nga të gjitha këndet: A ishte vendimi i duhur që Messi të ndëshkohej me karton të kuq?

Lionel Messi pranoi kartonin e parë të kuq në histori te Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës në takimin ndaj Athletic Bilbaon.

Baksët e fituan trofeun në vazhdime me rezultat 3-2, derisa gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u ndëshkua me karton të kuq në sekondat e fundit.Asier Villalibre tentoi të ndalonte Messin duke i dalë përpara me trupo, e që argjentinasi në pamje duket se e ka goditur atë në kokë.

Por, tashmë janë publikuar disa pamje nga të gjitha këndet se çfarë ndodhi mes dyshes dhe se a ishte i duhur vendimi për karton të kuq.

Gjyqtari Jesus Gil Manzano shkoi në monitorin e VAR-it dhe më pas nuk ngurroi që të nxirrte kartonin e kuq në drejtim të 33-vjeçarit.

Sidoqoftë, video e publikuar në rrjetet sociale tregon se a do të duhej të ishte karton i kuq për Messin apo gjyqtari do të duhej ta tejkalonte atë situatë me vetëm si faul.

(Kosova Sot Online )