Eliminimi i Real Madridi nga 2 gara brenda 6 ditëve mund të jetë goditje fatale për Zidane

  • S.A /
  • 21 January 2021 - 09:07
Eliminimi i Real Madridi nga 2 gara brenda 6 ditëve mund të jetë goditje fatale për Zidane

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit është goditje e rëndë për projektin e Zinedine Zidane këtë sezon 2020/21 dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë fatale për francezin.

Real Madridi u turpërua të mërkurën mbrëma duke humbur kundër Alcoyano, ekipit të kategorisë së tretë në futbollin spanjoll.

Kampionit të Spanjës nuk i mjaftuan as yjet si Toni Kroos, Casemiro, Eden Hazard, Marco Asensio, Karim Benzema dhe Fede Valverde, për ta shmangur eliminimin nga kupa.

Kjo nënkupton se brenda vetëm gjashtë ditëve, Real Madridi i humbi shpresat për fitimin e dy trofeve të ndryshëm, pasi javën e kaluar humbi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës nga Athletic Club.

Shpresat e vetme të skuadrës së Zidane tani janë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave spanjolle, turpërimi që Real Madridi e përjetoi mbrëmë do t’i kushtojë Zidanit me shkarkim nga posti i trajnerit. 

(Kosova Sot Online )