Prishtina-Drita, statistikat nga 10 përballjet e fundit mes tyre janë pothuajse të barabarta

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 09:50
Prishtina-Drita, statistikat nga 10 përballjet e fundit mes tyre janë pothuajse të barabarta

Sot me fillim nga ora 12:00 do të luhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Antalya të Turqisë, atje ku dy klubet po kryejnë fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Në 10 përballjet e fundit mes tyre, nuk duket që ka shumë dallime.

Drita i ka tri fitore, Prishtina dy, kurse pesë herë janë ndarë në paqe.

Statistikë interesante është që në 10 ndeshjet e fundit, asnjëherë ekipi mysafir nuk ka shënuar fitore në përballjet mes tyre.

Në këto 10 ndeshje, asnjëherë nuk janë shënuar më shumë se tre gola në ndeshje. Prishtina ka realizuar gjithsej tetë gola, aq sa ka shënuar edhe Drita.

(Kosova Sot Online)