Lojtari më i shkurtër i Barcelonës: S’mund ta besoj që shënova gol me kokë

  • S.A /
  • 25 January 2021 - 09:56
Lojtari më i shkurtër i Barcelonës: S’mund ta besoj që shënova gol me kokë

Riqui Puig, i cili është ndër lojtarët më të shkurtër të Barcelonës nëse jo më i shkurtri, e ka pranuar se nuk kishte pritur kurrë që golin e parë në fanellën e Barçës do ta shënonte me kokë.

Mesfushori spanjoll, i dalë nga akademia e klubit, e bëri pikërisht atë kundër Elches të dielën, duke u futur në lojë nga stoli për ta futur topin në rrjetë pas një goditjeje me kokë.

Puig, i gjatë 1.69, kërceu më së larti në zonën e Elches për të shënuar me kokë pas një harkimi nga Frenkie de Jong.

Goli i Puig ishte vendimtar, pasi i dha fund shpresave të Elches për ta barazuar rezultatin dhe ia siguroi Barcelonës fitoren e pestë radhazi në udhëtim në ligë.

“E pabesueshme që shënova me kokë”, tha Puig pas ndeshjes.

“Nuk kam shënuar me kokë që prej kohës kur isha në ekipin e kadetëve (U16). Unë nuk shënoj shumë gola, gjithsesi. Por tani e bëra me kokë!” shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )