Igli Tare: “Interi favorit për titull në Serie A”

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 19:08
Igli Tare: “Interi favorit për titull në Serie A”

Igli Tare rrëfehet në Sport Time. Drejtori sportiv i Lazios foli për shumë tema duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të Supersport në një lidhje telefonike nga Roma.

Tare komentoi kampionatin shqiptar, ecurinë e Lazios në këtë sezon ndërsa foli edhe për skuadrat favorite në Serie A, ndërkohë dha një mendim edhe për statutin e ri të FSHF-së si dhe për shanset që ka kombëtarja shqiptare në eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

“E ndjek kampionatin shqiptar, me aq sa ma lejon koha. Nuk jam i informuar aq shumë. Me Olsi Ramën ndaj një miqësi të përbashkët, me Osmanin kam folur disa herë. Nuk flasim për çfarë ndodh aty, por për anën formale”.

“Rivaliteti në Serinë A? Është diçka shumë e mirë edhe për kampionatin, pasi edhe disa skuadra janë përforcuar me lojtarët e duhur. Juventusi ka pasur problemet e tyre, nuk janë më ajo skuadra e vitit të kaluar, por mbeten pretendentë. Interi është disi më ndryshe, pasi nuk luan në Kupat e Europës. Ne e provuam vetë diçka të tillë dhe e dimë si është. Kishim probleme si skuadër. Shpresoj që të jemi protagonistë këtë sezon. Objektivi jonë maksimal kualifikimi në Champions. Nëse arrihet diçka më e madhe, do ishte qershia mbi tortë”.

“Kam pasur gjithmonë idenë që afroj lojtarët që janë të mirë, nuk ka rëndësi nëse është serb apo brazilian apo diçka tjetër. Nuk është e lehtë të luash në kampionatin italian. Për momentin jemi të lumtur me këta që kemi.Kur kam qenë te Kombëtarja ka qenë një gjeneratë shumë e mirë. Mund të them se shumë lojtarë nga ata mund të luanim pa problem në Serinë A”.

“Statuti i FSHF? E kam ndjekur me aq mundësi sa kam pasur. Është një dobësi e atyre që e kanë pasur idenë për këtë vendim. Nuk mund t’ia mohosh të drejtën shumë figurave të futbollit shqiptar, që kanë dhënë shumë . Mendoj e është një zgjedhje dobësie”.

“Trajnerët shqiptarë jashtë- Rëndësi ka të jesh një trajner shqiptar, që ka pasur suksese në futbollin europian. Kanë bërë mirë në skuadra me traditë. Mjafton të kujtojmë Besnik Hasin, ka bërë mirë me shumë skuadra. Ervin Skela mund të bëjë mirë, pasi po bën punë të mirë me moshat te Frankfurti”.

“Pritshmëritë për Shqipërinë? Unë nuk e shikoj si problem grupin. Të luash kundër Anglisë është e vështirë. Polonia dhe Hungaria gjithashtu. Është grup i luftuar, Shqipëria nëse ia del mund ta arrijë atë vendin e dytë. Çfarë të bëjnë më tepër se kaq sa kemi arritur?! Ajo humbja me Lituaninë ishte diçka e keqe, por pastaj ia dolën të arrijnë kualifikimin për në grupin b. Kombëtarja është një ekip me lojtarë të rinj, arrijnë të luajnë me Kombëtaren pavarësisht mungesës së minutave. Nuk është e lehtë për t’u ambientuar. Mbrojtja është shumë e ekuilibruar, në nivel mbi mesatar. Në mesfushë e shikoj pikën më të dobët, mungojnë dy lojtarë, që t’i japin jetëgjatësi këtij reparti. Bare është mirë, Gjasula me eksperiencë. Është një repart që e shikoj me pak vështirësi. Sulmi, kanë disa lojtarë të rinj plus Cikalleshin dhe Sadikun”.

“Unë jam me mendimin që eksperienca në jetë, të ndihmojnë se kur është momenti i duhur dhe personi i duhur dhe e bën atë zgjedhjen e duhur. Një bashkëshorte e mirë dhe familjare e mirë. Më e rëndësishme është mirëkuptimi. Kur e kalon këtë provë e bën zgjedhjen e duhur.Lazio në Shqipëri ose Kosovë? Nuk është në dëshirën trime. Problemi është te të tjerët, janë shtruar tifozët e Lazios në vitet e fundit, por shpresoj që një ditë të realizohet kjo.”, tha Tare. 

(Kosova Sot Online)