Erikseni e bind Conten

  • S.A /
  • 28 January 2021 - 13:58
Erikseni e bind Conten

Christian Eriksen e ka bindur trajnerin e Interit, Antonio Conte, prandaj zikaltrit kanë vendosur ta heqin danezin nga lista e shitjeve. Conte është i bindur tani që Erikseni mund të kontribuoi shumë në skuadrën e tij, veçanërisht pas golit nga gjuajtja e lirë kundër Milanit, i cili e dërgoi Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë të martën.

Erikseni i kishte luajtur vetëm 20 minuta në tetë ndeshjet e fundit në Serie A, por tani gjithçka ka ndryshuar për të, sipas mediave italiane. Për 28-vjeçarin thuhej se do të kthehej në Premierligë te ish-klubi, Tottenham, apo në Arsenal dhe Leicester City. Interi nuk dëshiron të shesë lojtarë në janar dhe Eriksen do të mbetet në Meazza të paktën deri në verë.

(Kosova Sot Online )