“Zoti mbrohet nga ushtarët e tij” Theo e mbështet Ibrahimovicin

  • S.A /
  • 28 January 2021 - 12:20
“Zoti mbrohet nga ushtarët e tij” Theo e mbështet Ibrahimovicin

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të vet, Zlatan Ibrahimovic, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Përfaqësuesi i Francës i hodhi benzinë zjarrit pas derbit të Milanos mes Interit dhe Milanit, gjatë të cilit Ibra dhe Romelu Lukaku u përleshën në fushë të martën. Hernandez e postoi një fotografi në të cilën shihen lojtarët e Milanit në mes të Lukakut dhe Ibrahimovicit.

“Zoti mbrohet nga ushtarët e vet”, shkroi Hernandez në Twitter. Ibra dhe Lukaku mund të gjobiten apo edhe të pezullohen për incidentin e së martës. Sipas mediave italiane, vendimi i gjykatës sportive në lidhje me këtë do të bëhet publik të premten.

(Kosova Sot Online )