Vështirë se mund t’i ikë operacionit Thomas Strakosha

  • S.A /
  • 29 January 2021 - 09:15
Vështirë se mund t’i ikë operacionit Thomas Strakosha

Sezon për t’u harruar nga Thomas Strakosha. Portieri i Kombëtares shqiptare vazhdon të vuajë nga dëmtimet dhe duket se zgjidhja e vetme është operimi. 

Strakosha së fundmi ka ndjerë shqetësime të tjera në gju dhe sipas mediave në Itali, zgjidhja më e mirë është operimi. Ende nuk ka asgjë zyrtare por sipas mediave, nëse portieri i Shqipërisë operohet, do të jetë jashtë fushave së paku një muaj. 

(Kosova Sot Online )