“Nuk e kam fiksim, por do të jem i lumtur nëse do ta thyej rekordin e Federer”

  • G.G /
  • 29 January 2021 - 13:11
“Nuk e kam fiksim, por do të jem i lumtur nëse do ta thyej rekordin e Federer”

Më 8 shkurt nis grand slam i Australian Open në tenis, event ku Rafael Nadal, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij, ka shansin të kalojë këtë shifër.

Spanjolli ndan kreun bashkë me Roger Federer (të dy kanë fituar nga 20 grand slam).

“Nuk besoj te fati, atë e ndërton secili vetë. Nuk është objektivi im të jem në majë, si tenisit me më shumë grand slam. Nuk e kam fiksim”, tha ai.

“Gjithsesi, do të isha i lumtur nëse do ta thyeja atë rekord, pasi mbetet një nga objektivat kryesorë”.

“Gjithnjë kam punuar duke arsyetuar. Kur isha 20 vjeç nuk kam menduar shumë për këto gjëra. Gjithnjë qëndroj i përqendruar tek e tashmja”.

(Kosova Sot Online)