Ferizaj, testi i radhës për Gjilanin

  • A.P /
  • 29 January 2021 - 18:50
Ferizaj, testi i radhës për Gjilanin

Klubi futbollistik, Gjilani po vazhdon me fazën përgatitore për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

KF Ferizaj do të jetë testi i radhës për skuadrën e Gjilanit në kuadër të ndeshjeve miqësore të fazës përgatitore për stinorin pranveror të kampionatit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj me fillim nga ora 13:00.

Para dy ditëve, klubi i udhëhequr prej Bylbyl Sokolit përfundoi fazën përgatitore në Durrës dhe u kthye në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)