Dzeko rikthehet në stërvitje me Romën

  • S.A /
  • 02 February 2021 - 12:37
Dzeko rikthehet në stërvitje me Romën

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca thuhet se e ka falur kapitenin Edin Dzeko, i cili u kthye të stërvitej me pjesën tjetër të grupit këtë mëngjes dhe mund të kthehet në skuadër kundër Juventusit. “Il Messaggero” raporton një pikë kthese të rëndësishme për Giallorossi dhe hapat e parë drejt pajtimit.

 

Gazeta zbulon se boshnjaku është përsëri në stërvitje me grupin, pas 10 ditësh jashtë, zyrtarisht për shkak të dëmtimit. Këtë mëngjes, Dzeko u stërvit me lojtarët që nuk luajtën kundër Hellas Verona të dielën, ndërsa Chris Smalling shkoi në klinikën Villa Stuart për ekzaminime mbi dëmtimin që pësoi në pjesën e parë të ndeshjes. Raporti zbulon se Dzeko mund të thirret për ndeshjen e madhe kundër “Zonjës së Vjetër” të shtunën, por Borja Mayoral pritet të fillojë.

(Kosova Sot Online )